Qendërmbrojtësi i Liverpooli, Joe Gomez do të vazhdojë në ‘Anfield’.
Gomez ka kontratë me ‘Reds’ deri në vitin 2024, por do të vazhdojë edhe më gjatë me ekipin e tij.
Sipas ‘Telegraph’, anglezi ka vendosur të qëndrojë te Liverpool, pavarësisht ofertave nga klubet të tjera.
Gomez nuk kishte minuta në sezonin që lamë pas, por ai është i bindur të konkurrojë për një vend në formacionin startues.
Mbetet të shihet nëse lojtari do të arrijë të bind Jurgen Klopp sezonin e ardhshëm.




