Ata publikuan projektin e ri muzikor në të njëjtën ditë e po ashtu edhe në orën e njëjtë.
Bëhet fjalë për reperen Tayna, e cila erdhi në bashkëpunim me Butrint Imerin dhe Mozzikun me projektin e quajtur “Pare”.
Në po atë kohë, një këngë e re është publikuar edhe nga Noizy në duet me reperen Loredana Zefi.
Foto: Screenshot/Instagram
Këta artistë duket se po shkojnë njësoj me klikime, pavarësisht se së fundmi nuk kanë mungur me ‘thumba’ ndaj njëri-tjetrit.
Doruntina Shala (emri i vërtetë) publikoi një postim në InstaStory ku tregoi se kënga e tyre u rendit e 14-ta në botë.
Foto: Screenshot/Instagram
“Çka dreqin keni?”, tha ajo.
Ndërsa në një postim pak orë më vonë, Noizy shtoi: “Mos harroni diçka. Shohim se kush është trending vendin e parë. Trending nuk blihet”.
Tayna dhe Noizy duket se nuk ruajnë raporte të mira, e në anën tjetër nuk ndiqen as në rrjete sociale.