Atalanta njofton se ka ushtruar të drejtën e opsionit për blerjen e Merih Demiral nga Juventusi.
Mbrojtësi i kombëtares turke u transferua te Atalanta vitin e shkuar si huazim nga Juventusi.
AI veshi fanellën e klubit bergamas 42 herë në sezonin e tij të parë në Bergamo, duke fituar zemrat e tifozëve të këtij klubi.
Demial ka arritur të shënojë dy herë dhe të jap tre asistime për shokët në vitin e tij të parë.
Mësohet se çmimi që Atalanta do të paguajë të Juventus është diku rreth 23 milionë euro.