Bologna i vendos çmimin mbrojtësit Hickey – Arsenal bën kalkulimet

Aaron Hickey vazhdon të jetë në radarin e skuadrave të mëdha evropiane.

Arsenal ka shënjestruar mbrojtësin e skuadrës së Bologna, Aaron Hickey.

Hickey shihet si lojtari i duhur nga Mikel Arteta për të marrë pozitën e krahut të majtë të mbrojtjes.

Raportimet e fundit nga ‘Sky Sports’ bëjnë të ditur se Arsenal tashmë kanë mësuar çmimin e lojtarit, përcjell lajmi.net.

‘Gunners’ duhet të paguajnë 21 milionë funte për të siguruar kartonin e lojtarit.

Bologna janë të gatshëm ta shesin lojtarin gjatë kësaj vere, sapo të pranojnë një shumë të tillë.