Butrint Imeri është njëri ndër këngëtarët më të përfolur për jetën e tij private.
Kurreshtja e publikut për të ditur rreth lidhjeve të tij, bën që të komentohet shumë në media, shkruan lajmi.net.
Por një gjë të tillë këngëtari mundohet ta mbajë sa më larg syrit të media.
Këngëtari ka preferuar që të bëjë zhurmë vetëm përmes muzikës së tij.
Kohët e fundit, u përfol shumë se është në një lidhje me Olta Beqirin.
E gjitha kjo nisi nga disa fotografi që qarkulluan në rrjet, por edhe këtë herë ai nuk pati reagim.
Por së fundi si një lloj përgjigje, ai ka publikuar një foto e nënën e tij të cilën e ka konsideruar si “mbretëreshën” e tij.
Ndryshe sonte pritet të “ndezet” rrjeti pasi në mesnatë publikohet bashkëpunimi i tij me Mozzikun dhe Taynën./Lajmi.net/





