Galatasaray nis një ofertë zyrtare në drejtim të Lazios për Muriqin

Galatasaray e ka nisur ofertën e parë zyrtare në drejtim të Lazios për sulmuesin kosovar, Vedat Muriqi.

Sipas asaj që bën të ditur Supersport, oferta e parë është diku rreth 15 milionë euro.

Lojtari kaloi një sezon të mirë me Mallorcan, duke u “rilindur” te spanjollët pas një “ngërçi”, sa i përket formës, tek italianët, transmeton lajmi.net.

Për shtatlartin kosovar liga e Turqisë është e njohur edhe më parë, pasi luajti më herët për Fenerbahchen.

Gjithsesi, të paktën tani për tani, lojtari është i kënaqur te Mallorca, anipse huazimi i tij tashmë ka përfunduar.