Bayern Munich është shumë afër arritjes së marrëveshjes me senegalezin Sadio Mane.
Sipas Mirror Football, lojtari pritet shumë shpejt të zbarkojë në “Allianz Arena” për t’i përfunduar detajet e fundit të marrëveshjes me bavarezët.
Tutje, në raportimin e kësaj medieje, thuhet se paga e lojtarit pritet të jetë 360 mijë euro në javë, transmeton lajmi.net.
Senegalezi, në bazë të këtyre shifrave, do të ketë pagë trefish më të lartë sesa në Liverpool.
Te “Të Kuqtë” sulmuesi merrte 100 mijë funte në javë dhe, përkundër kontributit në shumë gola e asiste, paguhej edhe më pak sesa Alex Oxlade-Chamberlain që pati një periudhë të gjatë si i lënduar.




