Tottenham Hotspur ka arritur marrëveshje me mesfushorin e Brightonit, Yves Bisouma.
Sipas asaj që bëjnë të ditur mediet angleze, shuma e transferimit të tij në Londër do të jetë 25 milionë euro, transmeton lajmi.net.
Lojtari bëri një sezon të mirë me skuadrën angleze, duke rënë në radarin e shumë skuadrave.
Njëra ndër të interesuarat për shërbimet e Bissoumas ishte edhe Arsenali, por që, siç duket, lojtari preferon më shumë kalimin te Spurs, pasi iu jepet mundësia të luajë në Champions League.




