Rep-artisti shqiptar Noizy ka paralajmëruar projektin e ri muzikor, i cili edhe këtë herë do ta realizojë në bashkëpunim. E ky duet do jetë me rep-artisten Loredana Zefi, shkruan lajmi.net. Lajmin e ka bërë të ditur dyshja përmes postimeve në rrjetin social Instagram. “17, Qershor, gati për shkatërrim”, ishte mbishkrimi i Noizyt në Instagram krahas fotos. Dyshja është mjaft aktive me koncerte këto kohë dhe janë duke shijuar sukseset e tyre individuale, ndërsa pritet që edhe ky bashkëpunim të jetë një hit veror.

Ronela Hajati pas pjesëmarrjes në Eurovision, po rikthehet me një projekt të ri muzikor.

Këtë të mërkurë artistja do ta lansoj projektin e ri muzikor, shkruan lajmi.net

E kjo këngë pritet të jetë në bashkëpunim me reperin Mato Lale.

Lajmin e kanë bërë të ditur vet artistët përmes postimeve në rrjetin social Instagram.

 

Rikujtojmë se ky është bashkëpunimi i dytë i artistëve, pasi para katër muajsh dyshja solli projektin muzikor i cili titullohej “Gips”.