OKB shpreh shqetësimin për arrestimin e protestuesve kundër luftës në Rusi

Police officers detain a man during a protest against Russian military action in Ukraine, in Manezhnaya Square in central Moscow on March 13, 2022. (Photo by AFP) (Photo by -/AFP via Getty Images)

Komisionerja e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, e ka quajtur “shqetësues” “arrestimin e një numri të madh protestuesish kundër luftës” në Rusi, shkruan CNN.

Duke folur në seancën e Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së në Gjenevë të hënën, Bachelet shtoi se Rusia kishte miratuar disa “kufizime të reja të ligjit penal” që përfshinin “ndalime për shpërndarjen e informacionit të bazuar në nocione të paqarta duke përfshirë “lajme të rreme”.

“Më vjen keq gjithashtu për rritjen e censurës dhe kufizimeve në mediat e pavarura”, tha Bachelet.

Bachelet tha gjithashtu se lufta në Ukrainë vazhdon të shkatërrojë jetët e shumë njerëzve, duke shkaktuar kërdi dhe shkatërrim dhe tmerret e shkaktuara mbi popullatën civile do të lënë gjurmë të pashlyeshme, përfshirë brezat që do të vijnë.