Arsenali ofrojnë 42 milionë euro për Milinkovic-Savic

ROME, ITALY - MAY 07: Sergej Milinkovic-Savic of SS Lazio acknowledges the fans following the Serie A match between SS Lazio and UC Sampdoria at Stadio Olimpico on May 07, 2022 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Arsenali i ka ofruar 42 milionë Lazios për mesfushorin Sergej Milinkovic-Savic.

“Topçinjtë” janë në kërkim të një mesfushori në mënyrë që të ketë më shumë mundësi zgjedhjeje për këtë repart.

Si prioritet gjithnjë është parë Youri Tielemans i Leicester City, por duket se po haset në vështirësi.

Kjo verë pritet të jetë shumë aktive për 13-herë kampionët e Anglisë, që janë në kërkim të një sulmuesi qëndror dhe një mbrojtësi anësor.

Pos afrimeve, pritet të ketë edhe largime. Pablo Mari, Lucas Torreira dhe Bernd Leno janë vetëm tre nga ata që pritet ta lënë “Emirates Stadium”.