Kovaçevski: Besoj që Kosova do t’i gjejë arsyet pozitive që t’i bashkëngjiten “Ballkanit të Hapur”

Kryeministri Dimitar Kovapevski në një intervistë për Al Jazeera refuzoi të komentojë deklaratat e krerëve shtetërorë të Kosovës në lidhje me iniciativën “Ballkani i Hapur”, përcjell TV21. Kovaçevski theksoi se Maqedonia e Veriut ka marrëdhënie të shkëlqyera me Kosovën dhe si rrjedhojë pret që Kosova të gjejë arsyet pozitive që të bëhet pjesë e kësaj iniciative.

“Unë nuk do t’i komentoja qëndrimet e politikanëve të Kosovës, për shkak se ata komente nuk janë të drejtuara deri tek të gjitha shtete anëtare të “Ballkanit të Hapur”, duke marrë parasysh se kemi marrëdhënie të mira me Kosovën, me kryeministrin dhe ministrat në Qeveri, gjithsesi mendoj se kur të vijnë kushtet dhe kur të piqen praktikisht supozimet që të gjitha vendet të bëhen pjesë, besoj se do t’i gjejnë arsyet pozitive që të gjithë së bashku të bashkëpunojmë në këtë rajon”, tha Kovaçevski./TV21