Gjatë ditës së sotme ka pasur një takim në mes të Interit dhe agjentit të Paolo Dybalas.
Palët diskutuan në lidhje me një lëvizje të mundshme të lojtarit në “Giuseppe Meazza” gjatë kësaj vere.
Siç raportohet më mediet italiane, bisedimet janë duke ecur në rrugën e duhur dhe së shpejti pritet një marrëveshje që e “obligon” lojtarin të vishet zi e kaltër.
Tashmë dihet se Dybala është lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me Juventusin në fund të sezonit që e lamë pas.
Ajo çka mund të hap telashe në këtë mes është paga e kërkuar nga lojtari, gjë për të cilën janë hequr nga gara Arsenali dhe Tottenhami.
Gjithsesi, “Nerazzurët” duket se janë të gatshëm për të sakrifikuar nga të ardhurat e tyre, për t’ia bërë një vend argjentinasit.




