Vera nis me shumë bashkëpunime, Xhensila dhe Noizy gati “hitin” e radhës

Me sezonin e verës, po vjen edhe numri i madh i projekteve muzikore të artistëve tanë.

E valës së bashkëpunime muzikore këtë sezon u janë bashkëngjitur edhe Xhensila Myrtezaj dhe Noizy, shkruan lajmi.net.

Për projektin e ri ka njoftuar vetë Xhensila, përmes një postimi në Instagram.

 

“Sot në aksion për notat që do ju shoqërojnë gjithë netët e verës tuaj…”, ishte mbishkrimi i Xhensilës.

Ndryshe kujtojmë që të dy artistët po i shijojnë sukseset e projekteve individuale.