Në turneun e boksit në Kumanovë morë pjesë legjendat e boksit të Jugosllavisë Rexhep Jakupi Kaqa dhe Mehmet Bogujevci

Në terrenin sportiv “Sokollana” në Kumanovē është mbajtur turneu i II memorial Mirosllav Petroviq” trajnerit të ndjerë të klubit të boksit “Kumanova”, raporton Televizioni FESTA. Në këtë turne morën pjesë boksier nga Maqedonia, Kosova, Bullgaria, Mali i Zi dhe Serbia. Në turne si mysafirë morën pjesë legjendat e boksit të Ish Jugosllavisë si Tadija Kaçar, Rexhep Rexhepovski, Ace Rusevski, Mehmet Bogujevci, Rexhep Jakupi-Kaqa, Mirko Puzoviq etj.

Fitues i turneut memorial është boksieri kumanovar Orhan Jasharovski, të cilit trofeun e ngadhnjyesit ia ndau kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski.