Kasami: Koncerti i BDI-së, aferë e dyshimtë korrupsioni

Kryetari i Lëvizjes Besa, njëherazi edhe Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka hedhur akuza mbi koncertin e organizuar nga BDI-ja në Tetovë, ku sipas tij, ky koncert është një aferë korrupsioni. Kasami vijon më tej duke përmendur vështirësitë e bizneseve dhe qytetarëve në këto kohë krize, ndërsa BDI-ja bën shpenzime marramendëse për një koncert. Ai hedh poshtë pretendimet e BDI-së se koncerti organizohet nga donatorë privatë, “në të kundërt le të bëjnë të ditur listën e donatorëve”, përfundon Kasami./TV21

Statusi i plotë i Bilall Kasamit në fejsbuk:

Kreu i BDI-së paska deklaruar se “mega-koncertin” në këtë kohë krize kaq të madhe ekonomike e financojnë donatorë dhe kompani të ndryshme. Prandaj për hir të transparencës, këto donatorë por edhe ato kompani duhet t’ju tregohen qytetarëve dhe mos ta fshehin, sepse bëhet fjalë për shuma marramëndëse. Vetëm pak ditë më parë një kompanisë në Tetovë, zjarri i shkaktojë dëme materiale afër 12 milion euro. Me krijimin e kësaj qeverie shumica e bizneseve kanë pësuar humbje të mëdha nga mos qeverisja e mirë duke i ngarkuar bizneset me shpenzime të panevojshme. Pas kësaj fshihet edhe një aferë mjaft e dyshimt, ku për të arsyetuar mega-korrupsionin e tyre organizojnë koncerte të tilla në kulmin e një krize globale financiare dhe ekonomike e arsyetojnë si financim nga bizneset private.

Le të bëhen transparent dhe të publikojnë me lista donatorët dhe kompanitë që financojnë përndryshe, lihen shume dyshime se gjithë këto shpenzime të panevojshme bëhen nga paratë e zhvatura përmes korrupsionit të funksionarëve të BDI-së!