E ndoqi me makinë dhe më pas i preu rrugën – 35-vjeçarja denoncon ish-bashkëshortin në Tetovë

Një 35-vjeçare nga rrethina e Tetovës ka denoncuar në polici ish-bashkëshortin e saj, me të cilin ndodhet në procedurë divorci.
Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur më 28 shtator, rreth orës 17:00, përgjatë rrugës rajonale Tetovë–Jazhincë. Gruaja ka deklaruar se ish-bashkëshorti i saj, B.J., fillimisht e kishte ndjekur me automjet, ndërsa më pas, para një objekti, i kishte dalë përpara dhe i kishte bllokuar rrugën me veturë.
SPB Tetovë po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.