Edicioni i ri i Ligës së Kombeve starton sonte në Poloni.
Kombëtarja e Polonisë luan në rolin e nikoqires kundër kombëtares së Uellsit, në kuadër të Ligës A, grupit 4, shkruan lajmi.net.
Ndeshja mes Polonisë dhe Uellsit luhet me fillim nga ora 18:00.
Në të njëjtin grup ku luajnë këto dy kombëtare garojnë dhe Belgjika e Holanda.
Ndeshja mes Polonisë dhe Uellsit luhet në ‘Stadion Miejski’, në Wroclaw. Drejtësia do të ndahet nga slloveni Rade Obrenovic.




