Mozzik është reperi që përfolet shumë në media për jetën e tij private përtej muzikës.
Së fundi reperi ka thumbuar dikë në rrjetet sociale, por më vonë është penduar dhe e ka fshirë statusin.
Ditën e sotme ai ka habitur jo pak pasi në një status në Instastory shkroi: “Unë e di kush je ti”.
Statusi i siguruar nga “Panorama Plus” ka qëndruar vetëm disa minuta në llogarinë zyrtare të tij në këtë aplikacion pasi më vonë është penduar dhe e ka fshirë.
Nuk dihet se kë po thumbon Mozzik por dukshëm ky status ishte një mesazh i koduar, dhe drejt kujt nuk e dimë.
Reperi është përfolur vazhdimisht për një rikthim me ish partneren e tij Loredana.
Kjo e fundit ndodhet këto ditë në Shqipëri, ku thuhet se po xhiron një videoklip me Noizyn.




