Pas 30 qershorit pritet rritje e energjisë elektrike thotë deputeti Elmi Aziri nga Aleanca për Shqiptarë, i cili akuzoi ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshin se është i painformuar, i papërgjegjshëm dhe aspak profesional në atë që thotë. Ai shtoi se kompanitë e kanë shfrytëzuar mosfunksionimin dhe mosveprimin e qeverisë aktuale per te manipuluar me rrymën. Sipas tij ASH nga muaji prill 2022 ka dhënë udhëzime dhe propozimet për të ndaluar shfrytëzimin e energjisë nga disa kompani, por të njëjtat nuk janë pranuar.
“Ka ardhur koha që ministri i Ekonomisë dhe kryetari i Komisionit Rregullator dhe faktor tjerë të involvuar në këtë problematik të marrin përgjegjësit e tyre për këtë dështim e jo të mundohen të justifikohen para opinionit publik me teza e teori të kota pasi që fajtorët kryesor për rritjen e paralajmëruar të çmimit të energjisë elektrike do të jeni pikërisht ju. Në fakt mos dija, mos profesionalizmi mos veprimi dhe mos koordinimi juaj”- deklaroi Elmi Aziri, deputet nga Aleanca për Shqiptarët.




