Shtrenjtohet nafta në Maqedoninë e Veriut

Prej mesnatës çmimi naftës dhe vajit ekstra të lehtë do të rritet për 1 denarë, ndërsa çmimi i benzinës mbetet i njëjt, përcjell TV21. Kjo është vendosur në mbledhjen e sotme të Komisionit Rregullator për Energjetikë.

Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 95 – 95,00(denarë/litër)
Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 98 – 97,00 (denarë/litër)
Naftë motori – ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 86,00 (denarë/litër)
Vaji ekstra i lehtë – 84,05 (denarë/litër)