Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov tha se janë dhënë urdhra që të kontrollohet cilësia e ajrit pas zjarrit që po vazhdon pas zjarrit në një fabrikë mes rrugës “Marshall Tito” dhe “Boris Kidriq” në Tetovë, përcjell TV21.
“Për shkak se ekziston rreziku për ndotjen e ajrit, kemi kërkuar që të bëhet analizë për kualitetin e ajrit që ta kontrollojmë nëse kërcënohet shëndeti i qytetarëve, ende presim informata. Të dhënat fillestare janë që nuk ka gazra helmues që do të ishin kërcënuese, por kjo nuk do të thotë se këto gazra nuk mund të jenë të dëmshme”, deklaroi Angellov duke shtuar se situata po menaxhohet mirë dhe se po largohet rreziku pasi në afërsi të objektit ka edhe materie shpërthyese.