“Vllau ta don t’mirën, nuk mundet me t’ba keq”, kur Buta fliste për vëllaun e tij që dyshohet për vrasjen në Ferizaj

Në orët e hershme të së shtunës, Ferizaji u trondit nga një vrasje ku mbeti i vdekur një 30-vjeçar.

Shkak i kësaj, reperi i njohur kosovar, Buta u rikthye në qendër të vëmendjes si kurrë më parë, shkruan lajmi.net.

Dyshja kishin miqësi të ngushtë me njëri-tjetrin, por që kohëve të fundit ata kishin nisur mosmarrëveshjet ku dhe dyshohet se para një muaji reperit Buta i është djegur makina tipi “Audi”, vlera e të cilës ishte 70 mijë euro.

Madje kjo po konsiderohet edhe arsyeja kryesore që çoi deri tek vrasja.

Reperi nga Ferizaj, Betim Januzi, ku për publikun njihet si Buta në dhjetor të 2018, në emisionin “Mirage”, kishte rrëfyer se ai menaxhohet nga vëllau i tij, Qëndrim Januzi.

“Unë e kam vëllaun tim menaxher, shumë mirë, punët shkojnë vaj, pasi e ke të afërt.”, kishte thënë Buta.

Madje ai kishte potencuar se në momentin kur marrëdhënia është vëllazërore, është më ndryshe pasi vëllau ta dëshiron të mirën.

“Ndryshe është, sidomos me vllaun është shumë ndryshe pasi vllau ta don t’mirën, nuk mundet keq me t’ba, jom shumë mirë, shumë i lumtur.”, ishte shprehur reperi për emisionin “Mirage”.

Ndryshe në vrasjen e së shtunës në Ferizaj, dorasi ka mbetur i plagosur nga një polic civilë./Lajmi.net/

Deklaratën e reperit mund ta dëgjoni nga minuta “3:50”: