Mauricio Pochettino e ka konfirmuar se do të vijojë të qëndrojë edhe më tutje në stolin e trajnerit të Paris Saint Germain.
Argjentinasi ka kontratë me klubin deri në vitin 2023 dhe dëshiron ta zbatojë në përpikmëri këtë marrëveshje.
Përkundër zërave që e çojnë teknikun larg klubit francez vetë ai ka thënë se nuk do të ndërrojë ambient.
“Unë jam trajner i Paris Saint Germain. Nuk ka ndryshuar asgjë dhe unë qëndroj 100 për qind këtu. Jam i fokusuar te PSG”, tha ndër të tjera ai, transmeton lajmi.net.
“Kam kontratë deri në vitin 2023 dhe dua të vazhdoj këtu”, shtoi tutje ai.