Mesut Ozil e ka shprehur përkrahjen e tij për Real Madridin në ndeshjen që “Los Blancos” do ta luajnë ndaj Liverpoolit në finalen e Champions League.
Si ish-lojtar i madrilienëve, Ozil nuk ka ngurruar t’i mbështesë “mbretërit” në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit.
“Zemra ime dhe mbështetja ime është për Real Madridin. Hala Madrid”, u përgjigj shkurtazi lojtari.
Ozil, edhe pas largimit nga Arsenali nuk arriti ta rigjente formën e dikurshme. Së fundi ai u përjashtua nga skuadra e Fenerbahches për shkak të, siç thuhet, gjesteve josportive.