Presidenti i UEFA, Alexander Ceferin, ka folur në lidhje me akuzat e Real Madridit për çështjen e dështimit të transferimit të Kylian Mbappe.
Sipas të parit të shtëpisë më të madhe të futbollit evropian, ofertat e Real Madridit dhe Paris Saint Germain në drejtim të lojtarit ishin pothuajse të njëjta, andaj nuk ka vend për dënime ndaj klubit francez.
Tutje, Ceferin u shpreh se askush nuk mund t’i tregojë UEFA-s në lidhje me punën që duhet të bëjë ajo.
“As Real Madridi, as askush tjetër nuk mund t’i tregojë UEFA-s së si duhet të punojë. Siç tanimë e dini, Reali pati ofertë pothuajse të njëjtë për Mbappen sikurse PSG”, tha ndër të tjera 54-vjeçari.
E gjithë kjo situatë ndodhi pasi Real Madridi u ankua në UEFA e bindur që PSG pengoi jolegalisht transferimin e francezit në “Santiago Bernabeu”.




