Ryan Gravenberch, lojtari më i ri i Bayern Munich

Bayern Munich e ka kompletuar transferimin e Ryan Gravernberch nga Ajaxi.

Lajmin e konfirmoi eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.

Lojtari nënshkroi kontratë pesëvjeçare me bavarezët e cila do ta mbajë lojtarin në “Allianz Arena” deri në vitin 2027.

Gravenberch luan si mesfushor defanziv.

Gjatë këtij sezonit në Eredivisie, 20-vjeçari shënoi tri gola dhe pesë asistime në 30 ndeshje.