Shtatë vite nga protesta më masovike para qeverisë

Më 17 Maj të vitit 2015, qytetarë nga të gjitha bashkësitë etnike u bënë bashkë dhe dolën në protestën më masive në historinë e vendit. Me parrullën “Vijmë”, 70 deri 100 mijë njerëz i thanë JO regjimit të ish-Kryeministrit dhe azilantit aktual në Hungari, Nikola Gruevski.

Ministri I Brendshëm Oliver Spasovski, në Facebook duke rikujtuar këtë protestë, është ndërlidhur edhe me protestën e paralajmëruar të VMRO-DPMNE-së, duke thënë se opozita nuk ka njohuri se për cfarë do të protestojë.

Gjithashtu përmes Facebookut, ish-Kryeministri Zoran Zaev ka rikujtuar protestën e madhe të 17 Majit 2015 duke shpërndarë edhe një video për këtë ngjarje.

Pas kësaj protese nisi “Kampi I Lirisë” që zgjati thuajse dy muaj. Qytetarët protestonin paqësisht me tenda para qeverisë, ku për cdo ditë pati tribuna nga politikanë, aktivistë, artistë.

Në këtë periudhë, nga mesi I Majit deri në mesin e Korrikut të vitit 2015, dhanë dorëheqje disa ministra të qeverisë së atëhershme të udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja.

Gjatë Majit, disa ditë para protestës, u dorëhoqën ish-Ministrja e Brendshme, Gordana Jankulovska, Drejtori I atëherëshëm I DSK-së, Sasho Mijalkov si dhe ish-Ministri për Transport dhe Lidhje, Mile Janakievski. Kundër tyre pati hetime dhe konteste gjyqësore, kurse disa lëndë morën epilogun.

Më 5 Maj të vitit 2015 protestat antiqeveritare u bënë më masovike me protestën kundër brutalitetit policor, ditën kur u zbardhën “bombat” për vrasjen e të riut Martin Neshkovski I cili ishte rahur për vdekje pas një mitingu të VMRO-DPMNE-së në vitin 2011.

Para 5 Majit kishte shumë protesta, kurse për shumicën e qytetarëve pikërisht kjo datë është paralajmërim për “Revolucionin laraman” dhe “Protestoj”.