Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri sot nuk tregoi se cila është oferta konkrete, gjegjësisht me sa përqind do të rriten pagat në arsim, përcjell TV21. Shaqiri theksoi se ka dakordsime në lidhje me marrëveshjen kolektive.
“Ne kemi rënë dakord që të vazhdojmë më tutje grupet e punës për të themeluar kontratën kolektive, që duhet të definohet vetëm data kur të jetë përfundimtare. Do biem besoj dakord edhe për çështjen e përqindjes”, tha mes tjerash Shaqiri.
Ndryshe, jozyrtarish mësohet se autoritetet do të propozojnë rritje të pagave për mbi 12 për qind.