Çmime të reja të karburanteve në Maqedoninë e Veriut

Prej mesnatës çmimi i benzinës do të rritet për 2 denarë, ndërsa çmimi i naftës do të lirohet për gjysmë denari, përcjell TV21. Kjo është vendosur në mbledhjen e sotme të Komisionit Rregullator për Energjetikë.

Çmime sipas vendimit të fundit të KRrE-së:

Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 95 – 90,05 (denarë/litër)
Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 98 – 92,05 (denarë/litër)
Naftë motori – ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 89,05 (denarë/litër)
Vaji ekstra i lehtë – 87,5 (denarë/litër)