Kampioni i WBC në peshat e rënda në boks, Tyson Fury ka përmendur përsëri ish-rivalin e tij, Deontay Wilder.
Fury beson se boksieri amerikan duhet të kthehet në ring dhe të marrë titujt e tij të dikurshëm, madje të shkojë edhe më tutje.
‘Gypsy King’ beson se ‘Bomberi i Bronztë’ është boksieri i dytë më i mirë në peshat e rënda, por duhet të kthehet në ring për ta konfirmuar këtë.
“Do të doja ta shihja Wilder teksa përballet me këdo që fiton (Anthony Joshua – Oleksandr Usyk)”, ka thënë Fury, transmeton lajmi.net.
“Deontay mbrojti titullin 10 herë, më shumë sesa gjithkush tjetër. Ai barazoi rekordin e Muhammad Ali, mposhti atë të Vitali Klitschko dhe nuk merr meritat e duhura. Besoj se ai është akoma i dyti më i miri në peshat e rënda. Besoj se ai nokauton secilin, përveç meje”, shtoi ‘Gypsy King’.
Tyson Fury mposhti dy herë boksierin amerikan, nga i cili edhe mori titullin e kampionit të WBC.




