Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët ka uruar Emmanuel Macronin pasi ky i fundit arriti të marrë sot mandatin e dytë si president i Francës, transmeton TV21.
“Urimet e mia më të sinqerta Emanuel Makronit për fitoren e tij të thelle në zgjedhjet presidenciale.
Francezët, duke zgjedhur vlerat e demokracisë liberale dhe një Evropë të fortë dhe solidare, kanë vendosur një akt të fortë të cilit ne në Maqedoninë e Veriut vetëm mund t’i gëzohemi”, shkroi Sela.




