PSG i ofrojnë Mbappes para për nënshkrim të kontratës – ky i fundit e refuzon

Kylian Mbappe e ka refuzuar një ofertë të Paris Saint Germain për rinovim të kontratës.

Sipas asaj që bën të ditur MARCA, lojtari u ka thënë drejtuesve parisienë se dëshira e tij është të largohet.

Lojtari po tundohet shumë për një kalim te Real Madrid të cilët janë duke e kërkuar tash e sa kohë futbollistin, transmeton lajmi.net.

Kontrata e francezit do të skadojë në verën e vitit 2023.

Kryeqytetasit, që të mos e humbasin si lojtar të lirë vitin e ardhshëm, mund ta lënë sulmuesin të largohet që në verë.