Trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann ka thënë se ai është ambicioz dhe përpiqet të bëjë gjërat mirë.
Bayern Munich është shumë afër të shpallet kampion i Bundesligës gjermane, për herë të dhjetë radhazi.
Në lidhje me këtë ka komentuar edhe vet trajneri i ekipit, Nagelsmann.
“Jam ambicioz dhe gjithmonë përpiqem t`i bëj gjërat më mirë”, tha ai për ‘Kicker’.
Bayern Munich nëse arrin fitore ndaj Borussia Dortmund, në ndeshjen e cila zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 18:30, atëherë do të shpallet kampion i Bundesligës.




