PSG në pritje të ofertave për Paredes e Icardi

Paris Saint-Germain po përgatitjet për një spastrim në skuadër gjatë merkatos së verës.

Eliminimi i PSG nga Champions League ka bërë që presidenti i klubit të nis planet për një shndërrim total në skuadër.

Sipas raportimeve nga Franca, PSG ka gati listën e emrave që duhet të largohen nga ‘Parc des Princes’, transmeton lajmi.net.

PSG janë në pritje të ofertave për dyshen argjentinase, Leandro Paredes dhe Mauro Icardi.

Asnjëri nga ta nuk është pjesë e planeve të skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Icardi dhe Paredes nuk janë argjentinasit e vetëm që mund të largohen nga PSG gjatë verës. Angel Di Maria po ashtu do të jetë pa kontratë pas 30 qershorit dhe nuk pritet të ketë negocime për rinovimin e kontratës.