Ekipi portugez Braga po kërkon që Andrea Pirlo të jetë trajneri i tyre sezonin e ardhshëm.
Trajneri aktual i Bragas, Carlos Carvalhal ka kontratë me ekipin portugez deri në fund të këtij sezoni dhe rinovimi nuk po mendohet.
Siç raporton ‘Goal’, Braga kërkon që Pirlo të jetë trajner i ekipit të tyre.
Legjenda e italiane ka pasur vetëm një eksperiencë si trajner te Juventusi, periudhë për tu harruar për 42 vjeçarin.
Përkundër kësaj Braga dëshiron t`i jep mundësinë Pirlos.
Mbetet të shihet se a do të arrihet marrëveshje ndërmjet dy palëve.




