Ja se ku dhe me kë e festoi mbrëmë Dafina ditëlindjen

Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri dje festoi ditëlindjen e saj të 33-të.

Urime të shumta mori artistja nga miqtë, kolegtë dhe fansat e saj.

Ndërsa sot përmes një postimi në rrjetin social “Instgram” ajo i falënderoi të gjithë ata që e uruan për ditëlindje.

 

“Faleminderit të gjithëve për të gjitha urimet e bukura dhe prekëse për ditëlindjen! Të dua përgjithmonë”, ishte mbishkrimi i këngëtares.

Në foto Dafina shfaqej nga kryeqyteti i Anglisë, Londra dhe në krahët e të dashurit të saj Dj Geek.