“Një raketë ruse u hodh në fabrikën Azovastal, blloku lindor. Lutuni për Mariupolin.” Ky lajm i rrejshëm nga dje po qarkullon nëpër Tuiter. Në fotografi është paraqitur zjarri që ra në ish-fabrikën “Treska” në Shkup, ndërsa pretendohet se është sulm nga ana e Rusisë në Ukrainë.
E zjarri i djeshëm për të cilin dyshohet të jetë i qëllimshëm, mblodhi punëtorët e mëparshëm të kësaj fabrike. Të revoltuar thonë se fabrika u ka borxh 24 paga.
“Ata shesin gjithçka, i djegën… dikush do të bëjë diçka! Duam të dimë kush i dogji të gjitha këto, duam ta dimë sepse jemi shumë të revoltuar. Sapo bëjmë presion pak ndodh diçka. Kjo nuk është hera e parë “Treska” të digjet, kjo që ndodh në shtetin tonë është e paparë”, tha Violeta Atanasieva, përfaqësuese e punëtorëve në “Treska”.
“Kjo nuk është e rastësishme, qëllimi është të ndërtohen objekte këtu. Puna është serioze dhe ne nuk ndalemi, le ta na shkel ai investitori kur të vijë të bëj objekte dhe asgjë tjetër nuk mund të bëj”, tha Çeden Karanfillovski, ish i punësuar në “Treska”.
Zjarr ka pasur edhe mëngjesin e sotëm në një objekt pak metra larg hapësirës që digjej. Komandanti i brigadës zjarrfikëse të Shkupit thotë se kanë ndërhyrë shpejt pasi që tërë natën kanë qenë në “Treska” duke ruajtur për sigurinë e qytetarëve.
Dje ra zjarr në depot e ish-fabrikës. Dy orë më vonë zjarri u shua. Kryetarja e Shkupit Danella Arsovska, e cila ishte në terren, thotë se zjarrvënia ishte e qëllimshme. Të njëjtën për TV21 e thanë banorë që jetojnë në këtë lagje.
“Edhe atëherë erdhën dy makina zjarrfikëse dhe hyrën prej atje, nuk dinin prej nga të hynin, flenë aty. Kjo nuk është aspak e bukur. Ndërkaq po bëhet gati që të ndërtohet, ka paralajmërim që për 3 muaj të ndërtohet, kjo nuk mund të jetë rastësi. Nuk është rastësi, dikush ka pasur qëllim ta ndez që të mos na japin banesa”, thotë ky qytetar.
Hapësira te ish-fabrika “Treska” është temë aktuale për shkak të objekteve që duhet të ndërtohen aty dhe betejës së organizatave të shoqërisë civile për të parandaluar betonizimin e ri të Shkupit.
Излечете ги проблемите со простатата и подобрете ја ерекцијата за два дена!
“Zjarri i djeshëm” mban erën “e një prej recetave të dëshmuara të suksesshme për zgjidhjen e situatës në të cilën të gjithë do të jemi humbës në Shkup”, ka thënë për DW këshilltarja në Komunën Qendër, Jana Bellçeva.
Kabllot, makineritë, mobilet dhe mbetjet e shkrira të ish-gjigantit industrial janë gjithçka që ngelën.
Qendra e Menaxhimit të Krizave distancohet nga përgjegjësia për këtë situatë, ndonëse zjarri i mbrëmshëm ishte i madh dhe banesat e banorëve vendas ishin jo shumë larg. Shkaqet e shpërthimit të zjarrit janë ende të panjohura ndërsa për fat të mirë nuk kishte viktima dhe dëme në banesat përreth.






