Këngëtarja shqiptare, Nora Istrefi këto kohë është shumë aktive.
Përveç aktivitetit të saj në rrjetet sociale, ajo është aktive edhe me lansimin e këngëve të reja.
Para një muaji këngëtarja ka lansuar këngën e saj më të re “Më mungon”, ku ka grumbulluar më shume se 1 milion klikime.
Ndërsa sot përmes një postimi në llogarinë e saj në “Instagram” ajo ka paralajmëruar këngën e re.
“🎼Ki me m’lype..🤎”, ishte mbishkrimi i këngëtares në fotografi.




