Ryshfeti prej 20 euro për kafe në kufirin e Bllacës – largohen nga puna dy policë, u shqiptohet padi penale!

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se janë parashtruar dy kallëzime penale kundër dy policëve për rastin e pranimi të ryshfetit në vendkalimin kufitar në Bllacë, transmeton TV21.

Bëhet e ditur se paditë janë ngritur bazuar në dokumentimin e ngjarjes penale në koordinim me shërbimet e kontrollit të brendshëm në Kosovë dhe Shqipëri.

“Sektori për kontroll të brendshëm, hetime kriminele dhe standarde profesionale deri te prokuroria kompetente kundër policëve E.Sh. dhe Z.R. do të parashtrojë kallëzim penale për kryerjen e veprës penale “pranim të ryshfetit” në bazë të nenit 357 të Kodit Penal të RMV-sl, kurse do të ngritët edhe procedurë për përcaktim të përgjegjësisë disiplinore. Policët deri te përfundimi i procedurës disiplinore janë larguar nga vendi i punës, në përputhje me dispozitat e Marrëveshjes kolektive të Ministrisë”, qëndron mes tjerash në njoftim./TV21