MPJ: Situata e të drejtave të njeriut në Kinë s’mund të paragjykohet pa fakte

Departamenti amerikan i Shtetit publikoi të martën “Raportin e të drejtave të njeriut të vendeve për vitin 2021”, ku sulmohen sistemi politik dhe situata e të drejtave të njeriut në Kinë. Lidhur me këtë, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Zhao Lijian vuri në dukje në një konferencë të rregullt shtypi të mërkurën se përmbajtja e të ashtuquajturit “Raport i të drejtave të njeriut të vendeve” nga ShBA-ja dhe komentet e sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken për Kinën janë plot me paragjykime ideologjike. Pala kineze shpreh pakënaqësi të ashpër dhe kundërshtim të vendosur për këtë raport dhe eshte e hapur per te vizituar e pare nga afer situaten ne vend.