Leclerc: Nuk duhet të biem nën presion, është herët të flitet për titullin e kampionit

Charles Leclerc ka dhënë komentet e tij para garës së Italisë.

Skuadra e Ferrari po bën mjaft mirë, me Charles Leclerc në krye të kampionatit të Formula 1 këtë sezon.

Piloti nga Monako e ka nisur për mrekulli sezonin, por thotë se nuk duhet të bien nën presionin e rezultateve të mira dhe të nxitohen me gjërat.

“Sigurisht, është mirë të jesh në krye të kampionatit. 34 pikë është gjithmonë mirë t’i kesh, në secilën pikë të kalendarit, por unë nuk dua të fokusohem shumë në titullin e kampionit tani”, ka thënë Leclerc, transmeton lajmi.net.

“Italia do të jetë mahnitëse, por ne duhet t’i qasemi garave sikur kemi bërë në tri vikendet e para. Mendoj se është shumë me rëndësi të mos vendosim vetën në presion shtesë dhe të nxitohemi”, shtoi piloti i ‘Kokëkuqes’.

Ferrari prinë kampionatin edhe në nivel konstruksionesh edhe me pilotin Leclerc. Mbetet të shihet nëse do të arrijnë ta mbajnë këtë tempo deri në fund.