ksporti i mallrave “Made in Kosova” në muajin shkurt, sipas të dhënave të Agjencisë se Statistikave të Kosovës, kishte vlerën 65.2 milionë eurove, ndërsa importi vlerën e 414.7 milionë eurove.
Por, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës, Rozeta Hajdari, ka thënë se “eksporti i mallrave, sado i vogël të jetë, mund të rrezikojë furnizimin e popullatës në të ardhmen”.
Edhe Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë vënë ndalesa në eksportin e mallrave të caktuara ushqimore.
Por disa ditë pas vendimit, autoritetet serbe kanë paralajmëruar se do të rinisin eksportet e grurit për vendet e nismës “Ballkani i Hapur” që përveç Serbisë, përfshin edhe Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.