Qyteti i Los Angeles nuk do të ketë asnjë skuadër në ‘Play Off’ pasi Los Angeles Clipper u eliminuan në ndeshjen ndaj Minnesota Timberwolves, e vlefshme për ‘Play-In’. Brooklyn Nets në anën tjetër morën biletën në përballjen ndaj Cleveland Cavaliers.
Skuadra e Brooklyn Nets, ashtu siç pritej, mori me shumë mund biletën për të kaluar në fazën e ‘Play Off’, përmes ndeshje ‘Play In’ ndaj Cleveland Cavaliers, shkruan lajmi.net.
Nets triumfuan me rezultatin 108:115, në një ndeshje ku Kevin Durant e Kyrie Irving regjistruan ‘Double-double’ të dy.
Irving ishte shënuesi më i mirë, me 34 pikë, si dhe pati edhe 12 asistime. KD në anën tjetër shtoi 25 pikë dhe 11 asistime për skuadrën e tij.
Në ndeshjen tjetër, Clippers dëshpëruan duke humbur mundësinë që të shkojnë tutje.
Me rezultatin 104:109, Minnesota Timberwolves, e udhëhequr nga A. Edwards me 30 pikë dhe D.Russell me 20 sosh, kaloi në fazën tjetër.
34 pikët e Paul George nuk i mjaftuan skuadrës së Clippers dhe tashmë qyteti i LA mbetet pa skuadër në ‘Play Off’ këtë edicion.
Skuadrat tjera që kërkojnë biletën përmes ‘Play In’ ndahen në dy çifte; Atlanta Hawks – Charlotte Hornets dhe New Orleans Pelicans – San Antonio Spurs.