Max Verstappen nuk është i kënaqur me performancat e bolidit të tij.
Në tri gara këtë sezon në Formula 1, Max Verstappen ka përfunduar vetëm një herë garën deri në fund, kurse në dy raste të tjera bolidi i tij dështoi.
Kampioni në fuqi e konsideron si situatë të papranueshme këtë dhe thotë se ka shumë punë për t’u bërë, në mënyrë që të kthehen në krye.
“Ne do të provojmë të harrojmë ditën e sotme dhe të zgjohemi nesër, me fokusin përsëri në garat e radhës”, ka thënë Verstappen, transmeton lajmi.net.
“Por po ashtu, nuk duket sikur ka një problem të qartë. Një zgjidhje të lehtë. Na duhet punë e fortë për të përmirësuar situatën tonë”, shtoi mes tjerash holandezi.
Charles Leclerc është lideri i këtij sezoni dhe rivalët e tij si Max Verstappen e Lewis Hamilton duken larg me bolidët e tyre. Mbetet të shihet se cilët do të jenë hapat e Mercedes dhe Red Bull në këtë aspekt.




