Reagimi i Gjirës pasi u kritikua nga fansat se publikoi fotografi të ushqimit në Ramazan

Gjira Kajtazi, ka kohë që nuk është aktive në muzikë, mirëpo ajo mbetet shumë aktive me postime në rrjetet sociale.

Kajtazi publikon fotografi dhe video të ndryshme, ku ndan përditshmërinë e saj dhe është në kontakt të vazhdueshëm me fansat, shkruan lajmi.net.

Së fundi rep-artistja është përballur me një situatë jo të këndshme, pasi u kritikua nga një fans.

E këtë kritikë e mori pasi në “InstaStory” ajo i publikoi disa fotografi të ushqimeve, tani kur jemi në Muajin e Shenjtë të Ramazanit.

“Çka t’i themi kësaj pune. Më fal pra, s’kam ditë që njerëzit janë t’u agjëruar për mua…kam menduar vendimi i agjërimit është personal dhe gjithkush që vendos – e bën për veti. PS: Couscous sallat hahet edhe në mbrëmje. Super ide për iftar”, shkroi Gjira.

Kujtojmë se përveç Gjirës, edhe rep-artisti Getinjo para pak ditësh u kritikua nga fansat pasi ai iu uroi agjërim të pranuar ndjekësve të tij, pak pasi publikoi fotografi nga kazinoja.