Trajneri i Romës, Jose Mourinho nuk beson që ekipi i tij do të përfundojë sezonin në pozitën e katërt në tabelë.
Roma arriti fitore 2:1 ndaj Salernitana, në kuadër të xhiros 32 në Seria A.
Mourinho pas fitores tha se nuk mendon se Roma do të përfundon sezonin në Top 4-shen e tabelës.
“Jo nuk mund ta rrëzojmë Juventusin nga pozita e katërt, pasi ata janë të fortë nuk do të humbin aq shumë pikë.
Është një luftë mes pozitës së pestë dhe asaj të tetë’, tha portugezi.
Roma aktualisht ndodhet në vendin e pestë në tabelë me 57 pikë, pesë më pak se Juventusi që janë në vendin e katërt.




