Vlora Çitaku thotë se politika e ka plakur para kohe (VIDEO)

Ish-ambasadorja, Vlora Çitaku këtë javë është përgjigjur në 50 pyetjet e Prives.

Ajo përmes përgjigjeve të saj, foli për tema të ndryshme, përcjell Klankosova.tv.

Në pyetjen se a mendon ajo që politika e ka plakur para kohe, Çitaku është përgjigjur me “po”.

“Nëse nuk duken rrudhat në ballë, janë këtu brenda meje, ndonjëherë më duket sikur i kam 200 vjet”, është shprehur ajo.