Të gjithë të vrarët në sulmin në stacionin hekurudhor në Kramatorsk ishin civilë, ka konfirmuar presidenti ukrainas.
Volodymyr Zelensky tha se të paktën 30 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 100 janë plagosur, por guvernatori i rajonit të Donetsk më parë tha se numri aktual i të vdekurve besohet të jetë në dhjetëra.
“Në mungesë të forcës dhe guximit për të na përballur në fushën e betejës, ata po shkatërrojnë në mënyrë cinike popullatën civile”, tha Zelensky në një deklaratë.
“Kjo është një e keqe që nuk ka kufi. Dhe nëse nuk dënohet, nuk do të ndalet kurrë”.
Ai shtoi: “Forcat ruse goditën stacionin e trenit në Kramatorsk, (qëlluan) në një stacion treni të zakonshëm, mbi njerëzit e zakonshëm. Nuk kishte ushtarë atje”, transmeton Klankosova.tv.




