Goditet me raketa stacioni hekurudhor në Ukrainën lindore

Një stacion hekurudhor i përdorur për evakuimin e civilëve në Ukrainën lindore është goditur nga dy raketa ruse, duke shkaktuar viktima,

Kështu ka bërë të ditur kreu i kompanisë shtetërore hekurudhore të Ukrainës, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Në një mesazh në Telegram, kryetari i Hekurudhave të Ukrainës, Oleksandr Kamyshin, ka shkruar se një stacion treni në qytetin e Kramatorsk në Donetsk është goditur, duke shtuar se ka viktima.

Këshilli i qytetit të Kramatorsk u ka bërë thirrje njerëzve që të qëndrojnë në strehimore.